e Dielë, 20 Gusht 2017 | Lajme: 0

Ky është seriali më i ri shqiptar, ja aktorët kryesorë (Video)

“Ti mund të më quash Xhon” është seriali i cili do të transmetohet së shpejti, me 5 seri, në Radio Televizionin Shqiptar.

 Vjen me regji nga Dionis dhe Klajdi Papadhimtri, ndërsa trajton konflikte sociale dhe ekonomike mbi jetën aktuale në Shqipëri.

Në qendër të filmit është dashuria mes dy të rinjve, Xhonit dhe Lornës, që nuk pranohet nga familja e vajzës për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike së familjes së djalit. Këtu lind konflikti që parashtron më tej një sërë konfliktesh të tjera.

Ky realizim ka bërë të mundur bashkimin e disa emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare si : Ermira Gjata ,Gëzim Rudi, Arben Derhemi, Gent Kame etj.

Përveç emrave të njohur të kinematografisë në këtë serial kanë debutuar edhe emra të rinj si moderatorja Nevina Shtylla, e cila ka dhe rolin kryesor, por edhe emra të tjerë si Eva Murati.

Ndërkohë që kastit i është bashkuar edhe këngëtarja, Rovena Dilo, e cila është në rolin e mamasë së vajzës, Lornës. Të shohim nëse ky serial do të ketë të njëjtën shikueshmëri siç u ndoq në masë nga një publik i gjerë “Njerëz dhe Fate”.