e Shtunë, 19 Gusht 2017 | Lajme: 0

Koncert i duos “Skupi” nesër mbrëma në QIK të Maqedonisë në Sofje

Duo “Skupi” që përbëhet nga flautistja Jeta Starova Mehmeti dhe violinisti Ermal Mehmeti, nesër mbrëma prej orës 18:30 në Qendrën informative kulturore të Republikës së Maqedonisë në Sofje do të interpretojnë koncert të titulluar “Tinguj të Maqedonisë”.

Në program janë kompozicione nga kompakt-disku i tyre i dytë “Maksaunds” – me përpunime të këngëve dhe valleve nga Maqedonia.

Duo “Skupi” ekziston prej vitit 2006 dhe interpreton në skenat e Maqedonisë, por kanë pasur koncerte edhe në Bullgari, Francë, Itali, Gjermani., Austri, SHBA, Hungari, Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Serbi, Rumani.

Muzikantët e prezantuan edhe albumin e tyre të parë në Bullgari – në vitin 2012 në Pernik, Qustendil dhe Sofje. Duoja është bartëse e mirënjohjes “Distinguished musicians” në Garën ndërkombëtare në Raguzë të Italisë, dhe statuetën për aktivitete humane “Nëna Terezë” në Maqedoni.