e Martë, 28 Mars 2017 | Lajme: 36

Takim i presidentëve të Maqedonisë dhe Hungarisë, Ivanov dhe Janosh

Mirënjohje publike për Hungarinë, e cila ka ngritur nismë me kërkesë deri te Këshilli i BE-së që të hidhet poshtë dhe dënohet platforma e Tiranës, tha presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në konferencën e sotme për shtyp me kolegun e tij hungarez, Ader Janosh në Budapest.

Në takimim Ivanov dhe Janosh kanë biseduar për gjendjen politike në Republikën e Maqedonisë, si dhe daljet e mundshme nga kjo krizë, e cila e mban vendin me vite peng, njofton raportuesi i MIA-s.

Ivanov, siç tha, i ka thënë për atë që deri më tani ai ka ndërmarrë si president i RM-së dhe atë që ia mundëson Kushtetuta e RM-së.

Në kontekst të kësaj shtoi se për dallim nga kushtetutat e shteteve tjera, Kushtetuta jonë ka zbrazëtira të mëdha kushtetuese për situata të këtilla kur nuk mundet në rastin e parë të zgjedhet qeveria.

“Në mënyrë të veçantë ndërlikohet gjendja që tani kemi ndikim nga një shtet tjetër në punët e brendshme të Maqedonisë me hartim të platformës, e cila është postzgjedhore dhe e cila përfshin çështje që ne konsiderojmë se deri më tani janë mbyllur me Marrëveshjen e Ohrit dhe me Kushtetutën”, theksoi presidenti i Maqedonisë.

Edhe pse, siç tha Ivanovi, kemi pritur që deri tani të dënohet dhe hidhet poshtë “kjo platformë e një shteti të huaj, e cila hap çështje në Maqedoni”, deri më tani ky nuk është rast dhe, siç tha Ivanov, “kemi frikë se ky mund të jetë precedent që do ta shfrytëzojnë shtetet tjera që të bëjnë trysni, siç po ndodh kohëve të fundit edhe në disa vende tjera”.

Ivanov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve theksoi se urgjentisht nevojitet që seanca konstitutive e Kuvendit të RM-së të përfundohet, të zgjedhet kryetari dhe të mund të munden aktivitetet që i kemi si shtet të zbatohen normalisht.

Në kontekst të kësaj porositi se “shumica duhet të heq dorë nga Platforma e Tiranës që të mundet ta marrë mandatin që të formohet qeveri, që do të mund të përballet me të gjitha këto sfida”.

“Ka pengesa juridike, që do të zotëroheshin, nëse përfundon seanca konsititutive dhe ka pengesë politike, e kjo është që të hidhet poshtë dhe dënohet platforma e Tiranës”, tha Ivanov.

Presidenti hungarez megjithatë tha se nuk është në kompetencë të tij të përgjigjet në pyetjen në lidhje me zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, por kjo është në kompetencë të Gjykatës kushtetuese të Maqedonisë.

Ai shtoi se nga biseda ka konkluduar se “presidenti i Maqedonisë synon për gjetjen e zgjidhjes në pajtim me betimin e tij si president i RM-së dhe me dispozitat e Kushtetutës së Maqedonisë dhe se vetëm një zgjidhje e tillë do të ishte e pranueshme”.

Dy presidentët në takim këmbyen mendime edhe për situata në rajon, marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe përparimin e bashkëpunimit në shumë sfera midis Maqedonisë dhe Hungarisë.

“Mbështetja e deritanishme, miqësia dhe solidariteti midis Hungarisë dhe Maqedonisë, duhet të jenë shembull si një vend anëtar i BE-së duhet të sillet me një vend i cili është kandidat për anëtar në Union”, tha Ivanov.

Presidenti hungarez theksoi se afër 10 vjet Maqedonisë i ofrohen vërejtje dhe premtime pozitive, por të rreme në pikëpamje të eurointegrimit.

“Pas premtimeve të rreme dhe të zbrazura, tani ka ardhur koha për fillimin e negociatave të vërteta midis BE-së dhe RM-së”, tha ai.

Hungaria, siç theksoi, është një nga shtetet të cilat Maqedonisë i kanë dhënë mbështetje dhe ndihmë pa rezervë për përballje me migrimin e paligjshëm.

Në takim u bë fjalë edhe për paralajmërimet për fluks të ri të migrantëve dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në drejtim të shkarkimit me të gjitha sfidat të cilat mund të ndodhin në këtë periudhë kur ndjehet lëvizje jo vetëm nga Lindja e Afërt por edhe nga Afrika drejt Evropës.

Shefi i shtetit të Maqedonisë tha se pret që BE-ja dhe NATO-ja me kujdes ta shqyrtojnë realitetin me të cilin përballet Maqedonia dhe rajoni jonë edhe në këto momente të vështira të dërgojnë porosi të fuqishme për perspektivën tonë evropiane dhe euroatlantike, dhe të mos e bllokojnë Maqedonisë dhe këtë gjendje të status kuo me eurointegrimet në Maqedoni të shkaktojë frustrim të madh te popullata jonë.

Pasdite, presidenti i Maqedonisë do të ketë takim me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe me presidentin e Parlamentit të Hungarisë, Laslo Kover.