e Martë, 28 Mars 2017 | Lajme: 36

Shqiptar apo italian? Deklarata e De Biasit bën bujë në Itali

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ganni de Biasi ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Italisë dhe miqësores ndaj Bosnjës.

Deklarata e tij ka nisur të përhapet me bujë nga mediat italiane disa prej të cilave kanë vendosur në diskutim origjinën e De Biasit.

“Ndihem italiani më i lumtur nëse mposht vendin tim. Unë do të isha shumë i lumtur nëse do arrinim të merrnim një rezultat pozitiv. Jam i punësuar nga FSHF-ja dhe kam patur nderin të marr pasaportën shqiptare. Më janë bërë shumë nderime dhe falënderime nga populli juaj. Por ajo që më pëlqen më shumë është që njerëzit që më takojnë në rrugë e kuptojnë që kam ardhur këtu për të bërë një punë serioze me mish e me shpirt. Në jetë nuk arrihen shpesh të plotësohen objektivat që të vendosen, por ne arritëm të bënim diçka të jashtëzakonshme. Ajo që nuk më ka munguar kurrë është fakti që jam ndjerë shqiptar. Do të mbetem italian, por duke e ndjerë veten shqiptar dhe krenar.”