e Enjte, 19 Tetor 2017 | Lajme: 0

Ka humbur jetën një traktorist në një aksident në Kumanovë

Një traktorist nga fshati Orizarë i Kumanovës ka vdekur dje në mëngjes rreth orës 10:40 pasi që është përmbysur me traktorin në rrugën malore rreth dy kilometra në hyrje të fshatit Allashec.

Siç informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, traktoristi A.D. (45) ka vdekur në vendngjarje nga lëndimet e marra. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë.

Ekspertizë në vendngjarje ka kryer një ekip i SPB Kumanovë, ndërsa me leje të Prokurorit publik, trupi i të vdekurit i është dorëzuar familjes.