e Shtunë, 24 Qershor 2017 | Lajme: 14

Donacion paket-projektor, laptop dhe pëlhurë për shkollat në rajonet e përmbytura

Donacion me vlerë prej 10.000 euro i cili përbëhet prej një pakete me projektor, laptop dhe pëlhurë sot morën gjashtë shkolla të rajoneve të përmbytura në Shkup prej ambasadave të Austrisë dhe Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë.

Ky donacion sipas sekretarit të përgjithshëm të Kryqit të Kuq, Sait Saiti do t’u ndihmojë shkollave në cilësinë e punës dhe përmirësimin e mundësive për punë.

“Edhe më tej punojmë në planin e rimëkëmbjes prej përmbytjeve katastrofike dhe akoma jemi prezent në rajonet e përmbytura, realizojmë aktivitete të cilat lidhen me ngritjen e vetëdijes së popullatës për rreziqet prej katastrofave, ndërsa punojmë edhe në aktivitete të cilat lidhen me rezistencën e bashkësive”, theksoi Saiti.

Përkujtoi se Kryqi i Kuq i Austrisë i cili me mbështetjen e Qeverisë austriake ka dhuruar mjete financiare prej 539 mijë euro për familjet më të prekura prej zonave të vërshuara, ndërsa janë zbatuar edhe një numër i madh i punëtorive me nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

Ambasadorja e Austrisë në Maqedoni, Renata Kobler e potencoi bashkëpunimin e mirë të Kryqit të Kuq të Maqedonisë dhe të Austrisë, ndërsa veçanërisht për ndihmën në kohë që Austria ia ka dërguar vetëm disa ditë pas përmbytjeve më 6 gusht të vitit të kaluar.

Në pyetjen e gazetarëve për vizitën e komisarit Han në Maqedoni, Kobler tha se shpreson për krijimin e shpejtë të Qeverisë së re.

“Për një vend nuk është mirë kur konstituimi i qeverisë zgjatet shumë pasi që ka ndikim tek institucionet në mbarë vendin. Shpresoj se në Maqedoni së shpejti do të ketë institucione të cilat do të funksionojnë siç është Qeveria, komuna… pasi që këtë e meritojnë qytetarët”, tha Kolbler.