e Martë, 22 Gusht 2017 | Lajme: 0

Dukshëm rritet vala e emigrantëve dhe refugjatëve të rinj në ishujt grekë

Në dy ditët e fundit në ishujt grekë është regjistruar rritje e konsiderueshme e refugjatëve dhe emigrantëve të rinj që shkakton brengosje tek autoritetet greke.

Në Lezbos fundjavën e kaluar kanë arritur 100 persona, në Hios 230, ndërsa në Samos nuk janë regjistruar refugjatë dhe emigrantë të rinj.

Autoritetet lokale në Hios paralajmëruan se nëse vala e refugjatëve vazhdon me këtë intensitet, situata në ishull “është rrugës për të dalë nga kontrolli”.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, refugjatët dhe emigrantët në Hios dhe Lezbos fundjavën e kaluar mbajtën edhe protesta me rastin e njëvjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes midis BE-së dhe Turqisë. Qindra refugjatë dhe emigrantë u prononcuan për nënshkrimin e marrëveshjes, për mbylljen e qendrave të pranimit dhe kërkuan që t’u sigurohet qasje e lirë në Evropë.

Sipas të dhënave zyrtare, në ishujt grekë mbrëmë ka pasur gjithsej 8.607 emigrantë dhe refugjatë të cilët kërkojnë azil nga Greqia dhe kërkesat e tyre akoma nuk janë shqyrtua