e Martë, 28 Mars 2017 | Lajme: 36

MBPEU: Pagesa e subvencioneve do të vazhdojë këto ditë

Pagesa e subvencioneve pritet të vazhdojë këtë javë, pasi sot drejtori i sapoemëruar i Agjencisë Pagesore Igor Zllatkov edhe zyrtarisht do të hyjë në funksion.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), Komisioni antikorrupsion veç më ka dhënë mendim pozitiv për realizimin e mbështetjes financiare, mjetet janë siguruar, mbetet edhe Zlatkov ta japë nënshkrimin në Regjistrin Qendror.

Edhe prodhuesit konfirmuar se kanë marrë një informacion të tillë nga MBPEU për çka thonë, takimi që duhej të mbahej sot me ministrin dikatesrial Mihail Cvetkov, është anuluar.

“Pas përfundimit të procedurave për dhënien  e nënshkrimit të drejtorit të ri të Agjencisë pagesore në regjistrin qendror, presim që këto ditë të fillojë pagesa e subvencioneve”, informojnë nga MBPEU.

Fermerët presin që Zlatkov zyrtarisht ta marrë pozitën e drejtorit, siç iu është kumtuar dhe deri në fund të javës të fillojë pagesa e subvencioneve. “Të premten Ministria na kumtoi se sot duhet të jepet nënshkrimi i drejtori të ri të Agjencisë pagesore dhe kjo do të thotë se në ditët në vijim do të fillojë pagesa e subvencioneve”, deklaroi kryetari i Federatës së fermerëve Nikolla Stamenov.

Pagesa e subvencioneve u ndërpre pas zgjedhjeve të fundit parlamentare për shkak të interpretimit të ndryshëm të Kodit zgjedhor. Për tejkalimin e problemit, MBPEU ka përgatitur propozim-ndryshime por në seancën qeveritare në të cilën shqyrtohen ato shqyrtohen, u konkludua që Komisioni antikorrupsion të deklarohet rreth mundësisë për realizimin e mbështetjes pasi do t’i shqyrtojë të gjitha vendimet ligjore të cilat e rregullojnë këtë proces.

Subvencionet për vitin 2016 duhet të paguhen më së voni deri më 30 qershor të këtij viti, ndërsa për mbështetje financiare të fermerëve në vitin 2017 janë siguruar 100 milionë euro.