e Martë, 22 Gusht 2017 | Lajme: 0

Përleshje me thikë në Tetovë, lëndohen gjashtë persona (Video)

Tv Koha bën të ditur se mbrëmë në qytetin e Tetovës ka ndodhur një zënkë që ka përfunduar me përdorim të armës së ftohtë – thikë, ku janë përfshirë shtatë persona.

Nga përleshja, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda – therrje me thikë, kurse katër të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta. Shkaqet e kësaj zënke ende nuk dihen.

Policia ka kryer hetimet dhe është duke punuar në zbardhjen e rastit. Personi që i ka sulmuar të lënduarit është arrestuar nga policia.