e Dielë, 23 Prill 2017 | Lajme: 1

Gafa e futbollistit që mund t’i kushtojë ndarjen nga gruaja, ja çfarë bëri gjatë intervistës

Një futbollist nga Gana ka bërë një gafë sa komike aq edhe turpëruese, teksa ishte duke dhënë një intervistë pas një çmimi të fituar.

Mohammed Anas pasi fitoi çmimin “Free State Star” mbajti një intervistë dhe ndër të tjera tha: Gjithmonë e kam ëndërruar këtë çmim. Falënderoj fansat e mirë, bashkëshorten dhe të dashurën time. Më falni, bashkëshorten time, kërkoj ndjesë.

Epo duket se ndjesa nuk do t’i bëjë shumë punë, megjithatë do të gëzojë fitoren e këtij trofeu së paku.