Ndërsa një pjesë e mirë prej nesh kishin rënë për të fjetur, mesnata e kaluar nuk ka qenë fort e mirë për Olta Gixharin, e cila në mesnatën e vonë kërkoi urgjentisht ndihmë.
Sipas asaj që shkroi Olta, dikush e ka sulmuar faqen e saj në Facebook dhe ia ka marrë. Nuk dihet arsyeja deri tani dhe nuk dihet as se sa e rrezikshme është për Gixharin vjedhja e kësaj faqeje, por është e sigurt që ajo kërkon me patjetër t’ia kthejnë mbrapsht, shkruan JOQ.