e Martë, 22 Gusht 2017 | Lajme: 0

Drejtorët e FBI-së dhe NSA-së do të dëshmojnë për lidhje të mundshme të Trampit me Rusinë

Drejtorët e Byrosë federale hetuese (FBI) dhetë Agjencisë për siguri nacionale (NSA) do të dëshmojnë sot para Kongresit të SHBA-së për lidhjet e mundshmke të presidentit amerikan Donald Tramp me Rusinë dhe pohimet e tij se ka qenë i përgjuar nga ish-shefi i shtetit Barak Obama.

Xhejms Komni dhe Majk Roxhers për herë do të flasin publikisht për ato dy çështje, të cilat e interesuan opinionin amerikan gjatë javëve të shkuara.

Komni do të dëshmojë para Komitetit për çështje të zbulimit pranë Dhomës përfaqësuese të SHBA-së për përzierje të Rusisë në fushatën parazgjedhore presidenciale në SHBA vitin e kaluar. Është caktuar edhe dëshmia e Roxhers.

Kryesuesi me Komutetin amerikan të kongresit për çështje të zbulimit, Devin  Nuns dje deklaroi se “nuk ka dëshmi” që ekipi parazgjedhor i Trampit ka qenë në lidhje sekrete me Rusinë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA vitin e kaluar.

“Në bazë të asaj që pashë deri më tnai, nuk ka dëshmi për marrëveshje të fshehta”, theksoi Nuns.

Lidhjet e mundshme të Trampit dhe ekipit të tij me presidentin rus Vlladimir Putin janë temë e spekulimeve të shumta pasi që është zgjedhur president i SHBA-së më 8 nëntor të vitit të kaluar.