e Mërkurë, 20 Shtator 2017 | Lajme: 0

Gruevski: Përgatisim një dokument politik për dalje nga kriza

Lideri i VMRO DPMNE, Nikola Gruevski në intervistën e djeshme në “Kanal 5” njoftoi se VMRO DPMNE përgatit dokument politik me të cilin do të ofrojë mundësi për dalje nga kriza.

Gruevski tha se gjatë javës së ardhshme dokumenti do j’u dorëzohet partive më të mëdha politike në vend. Sipas Gruevskit ky dokument nuk e favorizon as ndonjë parti politike e as ndonjë bashkësi etnike.

“Po përgatisim dokument për ruajtjen e Maqedonisë, ky është dokument politik që do të ofrojë mënyrë për dalje nga kriza. Përmes pranimit të tij, do të dilet nga kriza, por nuk do të shkatërrohet uniteti i shtetit. Ky dokument gjatë javës së ardhshme do t’u ofrohet partive politike dhe presim ta pranojnë si mënyrë për dalja nga kriza”, deklaroi Gruevski në intervistë.

Dokumenti, siç tha Gruevski, njëherë është shqyrtuar nga Komiteti Ekzekutiv i partisë, i cili ka dhënë sugjerime, ndërsa gjatë kësaj jave duhet të finalizohet nga grupi i punës dhe t’u dorëzohet partive.

Gruevski në intervistë tha se synimi final nga realizimi i platformës së partive shqiptare është ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë sipas kërkesës greke dhe federalizimi i shtetit.