e Enjte, 19 Tetor 2017 | Lajme: 0

BE-ja dëshiron me çdo kusht të mbijetojë marrëveshja për migrantët me Turqinë

Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka është e domosdoshme që të vazhdojë implementimi i marrëveshjes për migrim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë, deklaroi sot një përfaqësues i Komisionit evropian.

“Sipas nesh, marrëveshja arriti rezultate të qarta. Miliona migrantë nuk arritën të hyjnë në BE, ndërsa mijëra të tjerë nuk i humbën jetët në det. Siguruam 1,5 miliardë euro (për Turqinë) vitin e kaluar”, theksoi përfaqësuesi.

Komsioni sot prezantoi të dhëna për përparimin në zbatimin e marrëveshjes, të nënshkruar para një viti në Bruksel. Të dh[nat tregojnë se vala e migrantëve ilegal vitin e kaluar është ulur për 97 për qind.

KE-ja theksoi se Turqia në mënyrë strikte i përmbushë detyrat e veta lidhur me pranimin prapa të migrantëve ilegal dhe për dërgimin drejt Evropës të refugjatëve sirianë në bazë të parimit “një për një”.

Në vitin 2015 në BE brenda ditës hynin mesatarisht nga dhjetëmijë migrantë, ndërkaq falë marrëveshjes me Turqinë, numri është ulur në 43 në ditë.

Numri i migrantëve të mbytur në Detin Egje është ulur prej 1.145 në vitin 2015 në 80 vitin e kaluar.

Deri më sot, në pajtim me marrëveshjen, nga Greqia në Turqi janë kthyer 916 migrantë ilegal, prëderisa nga Turqia në BE janë dërguar mbi katër mijë refugjatë sirianë.

Greqia vitin e kaluar nga BE-ja ka marrë mbi një miliarëd euro për përballje me migrantët.

Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Shtefan Zajbert deklaroi se nuk ka shenja se marrëveshja ndërmjet BE-së dhe Turqisë është suspenduar nga ana e Ankarasë.