e Premte, 28 Korrik 2017 | Lajme: 1

Panair për mobilje në Shkup prej 21 deri më 26 mars

Mbi 400 ekspozues nga Maqedonia, Serbia, Kroacia, Greqia, Italia, Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia në gjithsej 11 salla do të prezantohen në Panairin e 43-të ndërkombëtar për mobilje, pajisje për amvisëri dhe objekte publike, repromateriale dhe makina për industri të mobiljeve, që do të mbahet prej 21 deri më 26 mars në Shkup.

Tashmë dy vjet me radhë hapësira ekspozuese përfshin 11 salla me mobilje dhe pajisje për amvisëri, si dhe një sallë dedikuar për makina dhe repromateriale për industrinë për prodhimin e mobiljeve.

Projekt menaxherja Madalena Hambova tha se Panairi i sivjetmë për mobilje do t’u ofrojë sfidë interesante shopingu vizitorëve të cilët me publikimin e fotografisë nga copa e dëshiruar e mobiljeve me thurje “Copa Ime e preferuar e Mobiljeve”  do të mund të shpërblehen me vauçer me vlerë prej 300, 500 dhe 700 euro.

Panairi do të hapet prej orës 10 deri në orën 20, çmimi i biletës është 100 denarë për vizitë individuale dhe 50 për vizitë grupore dhe studentë