e Dielë, 23 Prill 2017 | Lajme: 1

Doni seks më të mirë?! 3 frutat që duhet të hani para aktit

Nëse meshkujt duan që të jenë më të zotë në shtrat, duhet të dinë së pari se performanca e tyre ka lidhje direkte me atë që konsumojnë gjatë ditës. Ekspertët janë në një mendje: ajo që ha dhe sasia e asaj që ha mund të ketë ndikim të madh në jetën e mashkullit.

Sipas Steven Lamm, doktor në Nju Jork, e rëndësishme është që të keni një qarkullim më të mirë të gjakut. Ky qarkullim më i mirë vjen duke ngrënë ushqimet e duhura.

Studimet kanë treguar se personat mbipeshë, sidomos në pjesën e barkut, kanë më pak testosterone, që çon në dobësim të ereksionit. Kjo, pasi yndyrnat në gjak bllokojnë arteriet që çojnë gjakun në organin riprodhues. Për këtë arsye, të ngrënit me masë është i rëndësishëm për një jetë seksuale të mirë. Hiqni dorë nga të skuqurat, ushqimet e përpunuara dhe pijet me sheqer.

Performanca seksuale lidhet edhe me disa përbërës të caktuar ushqimorë. Shumë i rëndësishëm është oksidi nitrik, që ndihmon në hapjen e venave të gjakut, duke rritur forcën e ereksionit. Për këtë arsye duhen ngrënë ushqime që nxisin prodhimin e oksidit nitrik në organizëm.

Fik

Fiku është i famshëm për vetitë e tij afrodiziake. Është i pasur me aminoacide dhe është një burim i shkëlqyer hekuri dhe potasi, dy minerale të domosdoshme për shëndetin seksual. Mund të konsumohen çdo ditë si më poshtë:

Përbërësit: 2-3 fiq dhe 1 gotë qumësht

Përgatitja: Futni fiqtë në qumësht dhe lërini gjithë natën në frigorifer. Hajini të nesërmen në mëngjes.

Banane

Mjekësia tradicionale indiane i quan bananet “fruti i eksitimit”. Të pasura me potas, bananet rrisin libidon e meshkujve dhe ndihmojnë ata që vuajnë nga impotenca. Më e mira është që bananet t’i hani të freskëta dhe jeshile. Sa më shumë të pjekura të jenë, aq më shumë sheqer përmbajnë. Mund edhe t’i shtoni në “smoothie” ose në tërshërë për mëngjes.

Shalqi

Shalqiri është shumë i mirë në verë sepse të freskon, por është i mirë për t’i dhënë një shtysë edhe jetës seksuale. Ai ka një përbërës të ngjashëm me viagrën. Nëse doni të përmirësoni qarkullimin e gjakut, duhet të konsumoni me patjetër shalqi. Me të mund të bëni edhe një pije si më poshtë:

Përbërësit: Një fetë shalqi, një degë borzilok, gjysmë gote me ujë kokosi dhe gjysmë gote me akull.

Përgatitja: Futini në blender të gjithë përbërësit. Përziejini derisa të krijohet një masë kompakte dhe pijeni.