e Martë, 28 Mars 2017 | Lajme: 36

Proekti “20-20-20″: EVN hap paralele speciale në shkollën elektroteknike “Mihajlo Pupin” në Shkup

EVN Maqedoni nënshkroi memorandum bashkëpunimi me shkollën e mesme elektroteknike “Mihajlo Pupin” nga Shkupi. Me këtë memorandum krijohen kushte për formim të paraleles speciale me 25 nxënës e cila do të gëzojë aftësim profesional dhe mbështetjen e EVN. Do të punohet në përparim të procesit të arsimimit, planprogrameve mësimore dhe programeve si dhe punës praktike në mënyrë që nxënësit të përfshihen direkt në procesin e punës gjatë shkollimit të mesëm.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi hapet faqe e re në arsimimin profesional në Republikën e Maqedonisë. EVN është shembull se si në mënyrë direkte duhet të mbështetet procesi arsimor dhe të rinjtë, deklaroi Eftim Pejovski drejtor i SHMET Mihajlo Pupin. “Kjo është ofertë ndaj të rinjëve të cilën askush deri tash nuk e ka ofruar. Të registroheni në shkollë, të përfundoni me sukses dhe të ju pret vend pune me pagë të mirë në kompani eminente siç është EVN. Kjo mund të ndodh me regjistrim në vitin shkollor 2017/2018 në shkollën e mesme elektroteknike Mihajlo Pupin në drejtimin elektroinstalues dhe montues” shtoi Pejovski.

IMG_0720

EVN Maqedoni ofron mundësi të veçantë për nxënësit e rinj në Maqedoni: Në vitin 2020, EVN do të punësojë rreth 20 nxënës të shkollës së mesme menjëherë pas mbarimit të shkollimit, me neto-pagesë të garantuar prej 20.000,00 den. në muaj”, deklaroi Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni. “Ekziston kërkesë për fuqi puntore të aftësuar, prandaj ne duhet të ofrojmë vende pune tërheqëse me perspektivë. Të fillosh me punë si elektro montues nuk do të thotë që këtë punë do t’a kryeni përgjithmonë, por gjithashtu mund të jetë fillim i karrierës si specialist ose projekt inxhinier”

Sipas marrëveshjes për bashkëpunim, nxënësit e EVN paraleles, orët e trajnimit praktik do t’i realizojnë në hapësirat e kompanisë nën mentorim të të punësuarve ekspert në EVN. Kjo i ndjek parimet e të ashtuquajturit aftësim profesional dhe trajnim i dyfishtë që përfaqëson histori suksesi në Austri, Gjermani dhe Zvicër.