e Enjte, 24 Gusht 2017 | Lajme: 0

Sadiku provon aftësitë në kuzhinë (Video)

Armando Sadiku u transferua nga Zyrihu te Lugano si një nga përforcimet më të rëndësishme të klubit që synonte mbijetesën mes më të mirëve të futbollit zviceran.

Sulmuesi i Kombëtares i ka përmbushur pritshmëritë me pesë gola të shënuar në gjashtë ndeshje me ekipin që drejtohet nga ish-zëvendëstrajneri i kuqezinjve, Paolo Tramexani.

Golin e fundit, bomberi elbasanas e realizoi në transfertën ndaj Tunit, mirëpo nuk mjaftoi pasi Lugano u mposht 5-2.

Para ndeshjes, 25-vjeçari provoi aftësitë e tij edhe në kuzhinë. Së bashku me shqiptaro-maqedonasin Ezgjan Alioski, Sadiku iu bashkua për pak çaste stafit të restorantit të klubit.

Mes të qeshurave e shakave, me sa duket futbollistët kuptuan se janë më të zotë për të shënuar gola e për të ngrënë ushqim sesa për ta përgatitur atë.