e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 17

E panë vdekjen me sy: Ekipi i Sky News i mbijetoi sulmit të xhihadistëve në Mosul (VIDEO)

Gazetarët e ekipit Sky News përpak mund ta kishin pësuar me fatalitet një sulm të xhihadistë të Shtetit Islamik në Mosul, njoftojnë mediat botërore, transmeton TetovaSot.

Vetëm pak metra nga ku sulmuesi vetëvrasës shpërtheu eksplozivët gjendeshin reporteri Stuart Ramsay, kameramani Nathan Hale dhe këshilltari i sigurisë Michael Mohajni, të cilët më parë iknin nga sulmi i një snajperisti.

“Ekipi u gjet në probleme kur xhihadistët hapën zjarr nga snajperët, pastaj ikën në një makinë pranë të cilit eksplodoi një bombë. Besohet se jetën e tyre ua ka shpëtuar ekskavatori i cili ishte mes automjetit dhe vetëvrasësit me bombë”, thonë mediat botërore.