e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Lopët holandeze u bënë viktima të kontestit mes Ankarasë dhe Hagës

Turqia i ka deportuar lopët holandeze në vendin e tyre, duke bërë që përplasja mes dy shteteve të kalojë në absurditet.

Anëtarët e Prodhuesëve te Mishit të Kuq te Turqisë kanë ngarkuar 40 lopë holandeze në një kamion.

Kështu ata kanë protestuar për refuzimin e zyrtarëve turk për mbajtjen e kampanjave turke në tokën holandeze, për referendumin kushtetues që do të vazhdonte ta fuqizonte presidentin Rexhep Taip Erdogan, shkruan Al Monitor.

“Nëse ata nuk i pranojnë lopët, ne do t’i therrim dhe do ta falim mishin e tyre”, tha Bylent Tunxh, kryetari i asociacionit.