e Mërkurë, 20 Shtator 2017 | Lajme: 0

Anketa e IHP: BDI kryeson kundrejt partive të tjera, rritet rejtingu i VMRO-DPMNE bie i LSDM

­

Anketa e realizuar nga Institutit për hulutmime politike në Shkup, tregon se BDI akoma ka besimin e qytetarëve. Sipas anketës tek blloku i partive politike shqiptare ka rënie të besimit në raport me zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar. Anketa ka nxjerr në epërsi BDI-në e cila posedon 4.6% të besueshmërisë në përgjithësi dhe 21.4 % të besueshmërisë tek elektorati shqiptar, e pasuar nga Besa me 2.1% dhe 13.0 %, Aleanca për Shqiptarët 1.1 dhe 5.0 % dhe Partia Demokratike Shqiptare me 0.9 dhe 4.2 %.

rejting-komparacija-520x168

Sipas anketës ka filluar të rritet besimi i qytetarëve ndaj VMRO-DPMNE ndërkohë që bie ai i LSDM. Rejtingu i VMRO-DPMNE është rritur në raport me zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar ndërkohë që ai i LSDM tashmë ka pësuar rënie.

Për zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar rejtingu i VMRO-DPMNE ka qenë 25.5% ndërsa tash figuron 27.1% derisa LSDM në zgjedhje ka pasur 24.4% kurse tash ka 21.8%.

Në qoftë se zgjedhjet mbahen shpejtë qytatarët besimin më të madhë do i’a japin VMRO-DPMNE  me 27,1%, LSDM me 21.8%, nga blloku shqiptar BDI me 4.6%, BESA me  2.1%, Aleanca për shqiptarët me 1.1% dhe PDSH me 0.9%. Ndërsa deri 18.7% e qytetarëve nuk do të votojnë për asnjë parti.

grafikon-1-anketa-520x335

­ Në qoftë se zgjedhjet mbahen shpejtë shqiptarët vazhdojnë të kenë besimin tek partia më e madhe shqiptare në vend, BDI.

Kështu sipas anketës së IHP elektorati shqiptar në zgjedhje besimin do i’a jap BDI­-së edhe atë me 21.4%, ndërkohë që diku rreth 13% përsëri do kishin votuar për LSDM. Lëvizja Besa në këtë rast sipas anketës do kishte marrë 9.7% kurse Aleanca për shqiptarët 5% kurse PDSH 4.2%.

anketa-tabela-2-520x207

 

Anketa është zhvilluar në periudhën prej 10 deri në 13 mars të këtij viti kurse të anketuar janë 1100 persona,