e Martë, 28 Mars 2017 | Lajme: 36

“Fox News” për financimin e OJQ-ve të Maqedonisë nga Sorosi

Presioni mbi ambasadorin amerikan në Maqedoni po bëhet gjithnjë më i madh, kurse financimi i disa grupeve të caktuara në Maqedoni me paratë e taksapaguesve amerikanë do të vihet nën “thjerrë”, pasi shumë senatorë dhe politikanë të shquar në SHBA e kanë ngritur zërin dhe kërkojnë hetim të plotë për atë se si po shpenzohen këto para amerikane në Maqedoni.

Në programin më të shikuar dhe në një prej stacioneve televizive që gëzon besimin më të madh në SHBA, Fox News, në emisionin “Strategy room”, në të cilin temë e bisedës ishte pikërisht letra e gjashtë senatorëve amerikanë, të cilët kishin dërguar kritika të ashpra në adresë të ambasadorit amerikan në Maqedoni Jess Bailey. Këtë letër ata ia kishin dërguar Sekretarit të Shteteve të Bashkuara, Rex Tillerson.

Ata kanë kërkuar nga Departamenti i Shtetit që të hapë një hetim për mënyrës se si janë përdorur fondet e USAID-it dhe Soros-it për të mbështetur grupet majtiste politike që punojnë për të përmbysur qeveritë legjitime të shteteve sovrane. Senatori Lee dhe kolegët e tij besojnë se një sjellje e tillë është e papranueshme dhe duhet të ndalet menjëherë.

2-24cd001a24-1-520x672

Në emision e “Fox News”, moderatorja e programit dhe dy ekspertë kanë diskutuar se si paratë amerikane kanë shkuar në fonde të ndryshme, në mes të cilave gjendet edhe fondacioni “Shoqëri e Hapur”, fondacion i Soros-it, dhe pastaj përmes tyre janë paguar aktivistë në Maqedoni që të veprojnë kundër qeverisë. Sipas këtyre ekspertëve një hetim i tillë është më se i domosdoshëm. Ata gjithashtu kanë shtuar se këto akuza nuk janë diçka e re, kur bëhet fjalë për Soros-in, dhe për këtë arsye është e nevojshme që të saktësohet se si janë shpenzuar këto fonde të mëdha.

Përndryshe letra e lartëpërmendur e gjashtë senatorëve të cilët kërkuan hetim për përdorimin e fondeve në Maqedoni, ishte në fokus edhe të Sean Heniti, një prej miqve më të afërt mediatikë të presidentit të ri amerikan  Donald Trump.

heniti-520x472-1-520x472

Heniti ka qasje të rregullt te Presidentit Trump, i cili edhe ka realizuar më shumë intervista me të gjatë kohës së kampanjës zgjedhore dhe pasi që ai u zgjodh president.

-Udhëheqësit republikanë në Kongres të martën i kanë dërguar një letër sekretarit shtetëror amerikan, Rex Tillerson dhe nga ai kanë kërkuar që të fillojë një hetim rreth përfshirjes së administratës së Obamës në zgjedhje në vendet e huaja.Ligjvënësit thonë se kanë informacione nga përfaqësues të huaj të cilat thonë se administrata e Obamës ka ndërhyrë në mënyrë aktive në zgjedhje në Evropë, Amerikë Latine dhe në Afrikë, bën të ditur Heniti.

Në  letrën drejtuar Sekretarit të Shtetit Tillerson gjithashtu është shprehur shqetësimin i udhëheqjes republikane në lidhje me akuzat se paratë nga taksapaguesit e Shteteve të Bashkuara harxhohen nëpër organizatat liberale, siç janë ato që i udhëheq aktivisti George Soros, dhe po përdoren në fushatat e huaja.

-Kjo nuk është hera e parë që administrata Obama është akuzuar për ndërhyrje në punët e vendeve të tjera. Obama ishte në një presion të madh, kur Departamenti i Shtetit harxhoi shuma të mëdha parash në përpjeke për ta rrëzuar  kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë zgjedhjeve nacionale në vitin 2015, qëndron në njoftimin.