e Premte, 28 Prill 2017 | Lajme: 20

Në Shkup dje u plaçkitën dy bastore sportive

Plaçkitje të armatosura në dy bastore sportive në Shkup janë kryer dje në periudhën prej 18 deri në orën 10 nga persona të panjohur, kumtoi sot MPB.

Plaçkitja e parë në bastoren sportive në rrugën “Xhon Kenedi”  është paraqitur dje në orën 18:05, ku një person i panjohur duke kërcënuar me pistoletë nga të punësuarit ka marrë paratë nga qarkullimi ditor, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur.

Plaçkitjen e dytë e ka paraqitur i punësuari në bastoren sportive në rrugën “Kozle” dje në orën 20:41, ku një kryes i panjohur, duke kërcënuar me armë zjarri, nga të punësuarit i ka marrë paratë e qarkullimit ditor dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

MPB po ndërmerr masa për gjetjen e kryesve dhe për ndriçimin e plotë të të dy rasteve.