e Dielë, 23 Prill 2017 | Lajme: 1

Olta Gixhari pranon hapur se është e dashuruar me këngëtarin shqiptar (Video)

Olta Gixhari ka pranuar se është e dashuruar me një nga artistët e mëdhenj të skenës shqipare.

Teksa spektakli “Your face sounds familiar Albania” në TV klan ka startuar ditën e sotme plot energji, me një nga hitet e këngëtarit të madh Alkesandër Gjoka, i interpretuar në skenë nga këngëtari Valon Shehu.

Antarët e jurisë dhe gjithë publiku kanë kërcyer nën ritmet e këngës. Pasi mbaroi interpretimi Olta Gixhari ka kujtuar që sot Aleksandër Gjoka feston ditën e lindjes. Ajo e ka uruar, duke e shoqëruar me këngën e ditëlindjes nga e gjithë salla e me duartrokitje të shumta për këngëtarin e madh, shkruan opinion.al

Po ashtu Olta Gixhari ka bërë një deklaratë të fortë përzemërsie duke i thënë këngëtarit se e do shumë: “Të dua shumë Sandër Gjoka. Gjithmonë të kam dashur”, është shprehur Gixhari.