e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 0

E konfirmuar: Samsung Galaxy S8 sjell skanerin e fytyrës!

Spekulimet për Samsung Galaxy S8 tashmë kanë zbuluar se sensori i gjurmëve të gishtërinjëve është lëvizur për në pjesën e pasme dhe se pajisja do të ketë edhe skanerin e bebëzës së syrit.

Tani, sipas një raporti të ri, telefoni do të ketë edhe tiparin për njohjen e fytyrës.

website_82-ilw_main_p_103513-Samsung Iris Recognition Technology.jpg-Basic-size-750x420

“Për shkak të disa kufizimeve të skanerit të bebëzës sikurse shpejtësia dhe saktësia, ne kemi vendosur të shtojmë njohjen e fytyrës në Galaxy S8,” raporti citon një zyrtar të Samsung. “Me skanerin e fytyrës, do të duhen më pak se 0.01 sekonda për ta çelur telefonin.”