e Martë, 28 Mars 2017 | Lajme: 36

E dashura e fut në sherr këngëtarin me paparacin, situata del jashtë kontrollit (Video)

Këngëtari i One Direction ka bërë  një sherr të madh në aeroport. Louis Tomlinson u arrestua në aeroportin e Los Angeles pasi sulmoi një fotograf dhe rrëzoi në tokë një fanse femër. Ai ka goditur fotografin pasi ai po e filmonte në momentin që këngëtari është grindur me të dashurën e tij.

25-vjeçari u acarua keq pasi fotografi paparac po bënte foto të tij me të dashurën Eleanor Calder.

Ndërsa  teksa Louis  po merrej me fotografin, e dashura e tij, Eleanor u përfshi në një grindje me një fanse e cila ishte duke filmuar me celularin e saj.

Ndërkohë që këngëtari po shkonte tek e dashura ai bërtiti: “Çfarë po ndodh? A mund të na ndihmojë dikush?”. Policia e aeroportit ndërhyri më pas, duke larguar çiftin e famshëm nga fansat.

Më vonë Louis u arrestua por u lirua, megjithëse do t’i duhet të paraqitej në gjykatën e Los Angeles më 29 mars.
Në dokumenta thuhet se duhej të paguante 20 mijë dollarë për lirimin e tij, por ai nuk pagoi asgjë.
Shumë fansa ishin kundër arrestimit të tij, pasi nuk ndërhynë në kohë autoritetet e aeroportit.