e Premte, 28 Prill 2017 | Lajme: 19

Koncert i violinistes Vanesa Mej më 15 maj në Shkup

Violinistja britanike Vanesa Mej më 15 maj do të mbajë koncert në Vip Arenën “Boris Trajkovski” në Shkup dhe kjo do të jetë paraqitja e vetme e muzikantes së njohur në rajon, njoftoi Pragma produksioni, i cili e organizon koncertin me mbështetje të Ministrisë së Kulturës dhe Filarmonisë së Maqedonisë.

“Vanesa Mej Venkorn Nikolson e njohur profesionalisht si Vanesa Mej është violiniste mega e njohur. Violinistja atraktive dhe e popullarizuar më parë quhej ‘fëmija mrekulli’, ndërsa tani është një nga violinistet më të njohura e të gjitha kohërave. Është e njohur sipas bashkimit të stilit tekno dhe klasik në performimet e saj”, thekson Pragma produksion.

Vanesa Mej u regjistrua në librin e Ginisit e rekordeve si instrumentaliste më e re e cila realizon koncerte të violinës të Betovenit dhe Çajkovskit.

Pragma produksion informon se biletat për koncertin e Mej, të cilat janë në numër të kufizuar, do të lëshohen në shitje më 8 mars në të gjitha vendet e shitjes të “KupiKartiZaSe niz Makedonia”, Pola Jugoton dhe Lulishtja “Roze” – Vero 2.