e Premte, 28 Prill 2017 | Lajme: 20

Promovim i librit “Ylberi përtej shpirtit” i ambasadorit të slloven në Maqedoni, Milan Jazbec

Sot do të mbahet promovim i librit në gjuhën shqipe “Ylberi përtej shpirtit” i ambasadorit të Republikës së Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec. Promovimi do të mbahet në ora 19:00 në Qendrën Kulturore Informative.

Ky roman, që botohet nga Libraria e Çarshisë, paraqet librin e parë në gjuhën shqipe nga një diplomat i huaj, i cili i drejtohet opinionit shqiptar përmes një përkthimi tejet cilësor.

Milan është ambasadori i gjashtë i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë nga shtatori i vitit 2016 (paraqiti letrat kredenciale të enjten, 28 shtator) dhe gjithashtu profesor i diplomacisë në Universitetin e Lubjanës (ligjërues i diplomacisë në Shkollën Pasuniversitare të Punëve Qeveritare dhe Evropiane në Kranj)