e Enjte, 19 Tetor 2017 | Lajme: 0

Filon festivali dimëror i poezisë të Mbrëmjeve strugane të poezisë

Festivali dimëror i poezisë në Mbrëmjet strugane të poezisë prej sot e deri më 1 mars do të mbahet në Shkup me theks tek poetët Lase Soderberg nga Suedia, Habib Tengur nga Algjeria, Hasan Zaktan nga Palestina dhe poeti nga Maqedonia Ivan Xheparoski.

Hapja solemne është sonte në Qendrën kulturore për të rinj në Shkup.

Festivali, siç njoftojnë organizatorët, bazohet në veprimtarinë botuese të Mbrëmjeve strugane të poezisë, të autorëve krijimtaria e së cilëve është publikuar në përkthim në gjuhën maqedonase në edicionin prestigjioz “Plejada”, ndërsa sivjet bëhet fjalë për krijues të jashtëzakonshëm, aktual dhe provokativ me krijimtarinë e tyre, fitues të çmimeve prestigjioze, të cilat janë publikuar në dhjetëra gjuhë.

Ligjëratat e poetëve-pjesëmarrës do të organizohen në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup, ndërsa portretet dhe leximet poetike në sallonin 19.19″ të Qendrës informative kulturore (QIK) në Shkup, theksohet në kumtesën e MSP