e Enjte, 19 Tetor 2017 | Lajme: 0

Zaev u deklarua për ndryshim të Kushtetutës (VIDEO)

Për ne është e pranueshme gjithçka që është në korniza të Kushtetutës dhe nevojave të qytetarëve shqiptarë dhe gjithsesi edhe pakicave të tjetër, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev, i cili konfirmoi se mbrëmë vonë kanë marrë nga BDI një dokumentet me propozime për kërkesat e saj, përkatësisht zgjidhjen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

-Propozimi të jetë i qëndrueshëm sipas Kushtetutës dhe t’i shprehë nevojat praktike të qytetarëve. Me këto korniza të gjera nuk mundemi që të sjellim vendim. Ashtu siç thash, propozimi ka arritur mbrëmë vonë dhe do ta shqyrtojmë”, tha Zaev.

Ai shtoi se ai personalisht nuk e kishte parë përmbajtjen e dokumentit, por theksoi se dokumenti po shqyrtohet nga një grup pune i përbërë nga Oliver Spasovski, Radmilla Shekerinska dhe Renata Deskoska.

Vetëm 3 muaj më parë, në kulmin e fushatës zgjedhore Zoran Zaev foli për fytyrën e shëmtuar të maqedonasve dhe për ndryshim të Kushtetutës. Deklaratat e Zaevit atëherë por dhe tani janë të dyfishta, duke përsëritur premtimet e dhëna para diasporës shqiptare dhe votuesve shqiptarë në Maqedoni dhe duke zbutur deklaratat para votuesve maqedonas.

Gjatë një interviste në emisionin “Klik Plus” në TV21, lideri i opozitës Zoran Zaev njoftoi ndryshime në Kushtetutë për të përmbushur kërkesat e shqiptarëve për dygjuhësi. Zaev atëhetë tha se, nëse është “e shëmtuar fytyra e Maqedonasve”, atëherë nuk ka rëndësi nëse humb votat e maqedonasve pasi do të vijnë zgjedhje të tjera.

– Unë besoj se përdorimi i gjuhës mund të jetë avantazh për ne. Unë nga Strumica, ku ka 94 për qind maqedonas, 5 për qind turq dhe 1 për qind bashkësi tjera etnike nuk do të humbas asgjë nëse qytetarët e mi Shqiptarë do të përdorin gjuhën e tyre. Disa më thonë “alo”,  je në një periudhë parazgjedhore dhe do të humbasësh votat e maqedonasve. Pra, nëse është e shëmtuar fytyra e maqedonasve, nuk ka rëndësi, do të vijnë zgjedhje të tjera, do të vijnë politikan të tjerë. Tani është koha që të hapen këto tema – u shpreh Zaev.

Zaev duke iu drejtuar votuesve shqiptarë publikisht premtoi se do hapet Kushtetuta. I pyetur nëse ata kanë për qëllim ndryshimin e Kushtetutës, Zaev u përgjigj se ai nuk përjashton mundësin që kjo të ndodhë.

– Ne do të shkojmë me konceptin qytetar. Me kohë,  kur do të vijë nevoja pragmatike për këtë çështje, do të ndodh edhe kjo, tha Zaev.