e Martë, 19 Shtator 2017 | Lajme: 0

Maqedonia në Panairin e 34-të ndërkombëtar për turizëm në Bullgari

Rritje të numrit të turistëve nga Bullgaria dhe numrit të aranzhimeve, paralajmëron Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit (APMT) e Republikës së Maqedonisë e cila këto ditë është pjesë nga Panairi i 34-të ndërkombëtar për turizëm “Holidej&Spa Ekso” që mbahet në Sofje.

Sipas Agjencisë, në panair janë realizuar takime me më shumë tur-operatorë, agjenci turistike dhe oda turistike nga Bullgaria. Kjo mundësi u shfrytëzua edhe për promovim shtesë të Maqedonisë përmes pjesëmarrjes nëpër emisione të ndryshme të specializuar për turizëm në Republikën e Bullgarisë.

Në takim është realizuar takim edhe me ambasadorin e Republikës së Kubës në Republikën e Bullgarisë Pedro Pablo San Jorgeme qëllim të informimit të tij me mundësitë turistike të Maqedonisë dhe thellimin e bashkëpunimit në sektorin turistik mes të dy vendeve.

Ofertën turistike e “Holidej&Spa Ekspo” prej datës 15 deri më 17 shkurt e prezantuan 377 ekspozues, në stendën e Maqedonisë ishin prezentë tur operatorët Fibula dhe BTB Turs, si dhe hotelet Izgrev, Klimetica, Sirius dhe Aurora Resort Spa.