e Mërkurë, 28 Qershor 2017 | Lajme: 1

Në Debreshtë gjendet një granatë nga Lufta e Parë Botërore

Një granatë e pashpërthyer artilerike nga Lufta e Parë Botërore me kalibër 75 milimetra, është gjetur në fshatin Debreshtë.

Rastin e ka paraqitur R. Sh (46) në sektorin e Policisë në Ropotovë. Ai tha se granata është gjetur gjatë gërmimeve  të tokës  për ndërtimin e një objekti të kultit, përballë SHF “Vera Ciriviri-Trena.

Nëpunësit policorë e kanë siguruar vendin dhe e njoftuan ekipin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim e cila e ka hequr granatën.