e Dielë, 23 Prill 2017 | Lajme: 1

Maturantja nga Shkupi vdes në orën e historisë

Tetëmbëdhjetë vjeçarja A.A nga Shkupi, nxënëse e gjimnazit “Zdravko Cvetkovski” vdiq në shkollë, në orën e historisë.
Nxënëses A.A në një moment i përkeqësohet shëndeti dhe bie nga ulësja në klasë. Pas përpjekjeve të dështuara të profesorëve që ta zgjojnë, kanë thirrur ndihmën e shpejtë. Vajza me ambulancë është transferuar në klinikat e Shkupit ku mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e saj.