e Premte, 28 Korrik 2017 | Lajme: 1

Dimovski: Mandati i PSP nuk do të vazhdohet

Deputeti Ilija Dimovski në debatin e emisionit Click Plus të TV21 ka thënë se PSP-së ka një mandatë 5 vjeçarë për të mbyllur çështjet dhe afat prej 18 muajve për ngritje të akuzave. Për këto ndryshime kërkohet një shumicë prej dy të tretash. Nga ky aspekt PSP nuk është subjekt bisedimesh mes VMRO-DPMNE dhe BDI.

“Në bisedimet me BDI-në ishte theksuar se nuk do të votojmë për vazhdimin e afatit prej 18 muajve të parashikuara për ngritje të akuzave. Për këto ndryshime kërkohet një shumicë prej dy të tretash për shkak se ajo është një dispozitë kushtetuese. Sigurisht që ne nuk e kemi ndërmend të votojmë për zgjatjen e afatit, prandaj kjo temë ishte e mbyllur për ne. Pa marrë parasysh nëse BDI do të jep mbështetje, kurse tani edhe LSDM, asgjë nuk do të ndryshojë sa i përket PSP-së”, tha Dimovski.