e Dielë, 28 Maj 2017 | Lajme: 0

Toni Bler niset në mision për ndryshim të vendimit të britanikëve për Bregzit-in

Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, pritet ta shpallë “një mision” të tij për t’i bindur britanikët që “të ngrihen” dhe ta ndryshojnë mendimin e tyre për daljen nga Bashkimi Evropian.

Bler, që ishte kryeministër i Britanisë në periudhën e viteve 1997-2007, në një fjalim më vonë gjatë ditës, do të theksojë se njerëzit votuan në referendum “pa i ditur kushtet e vërteta të Bregzit-it”.

Kryeministrja Tereza Mej deklaroi se në mars do të aktivizojë nenin 50 nga Marrëveshja e Lisbonës dhe do ta fillojë procesin për dalje nga BE-ja. Planet janë për ndërprerje përfundimtare me BE-në, duke përfshirë edhe dalje nga tregu i përbashkët evropian. Mej i paralajmëroi politikanët britanikë që të mos e pengojnë Bregzit-in.

Bler, i cili pat bërë fushatë për mbetje në BE, do të thotë se i pranon rezultatet e referendumit të qershorit të vitit të kaluar, por do të rekomandojë që të shikohet përsëri kjo çështje, pasi “ne kemi ndjenjë të qartë se nga po shkojmë”.

Qeveria britanike ka thënë se është “absolutisht e përkushtuar” për vazhdimin e procesit të Bregzit-it.