e Enjte, 19 Tetor 2017 | Lajme: 0

Lagard dhe Merkel e dakorduan pjesëmarrjen e FMN-së në programin e shpëtimit për Greqinë

Drejtoresha ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristin Lagard dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u dakoroduan për pjesëmarrjen e FMN-së në programin grek të shpëtimit, shkruajnë sot gazetat greke, duke iu referuar edicionit gjerman “Velt”.

Në bisedën telefonike Lagard dhe Merkel, gjithashtu u pajtuan që edhe problemi për lehtësimin e borxhit grek të mos diskutohet para vitit 2018, gjegjësisht çështja të debatohet pas zgjedhjeve në Gjermani.

Sipas “Velt”, Berlini këtë e vlerëson si dëshirë të Uashingtonit që ta mbështesë Merkelin para zgjedhjeve në Gjermani.

Në prapavijën e këtyre pohimeve, gazeta “Katimerini” duke iu referuar një burimi evropian nga Brukseli, shkruan se takimi i Eurogrupit, të hënën, ministrat e financave nga eurozona me siguri do të dalin me vendim për kthimin e përfaqësuesve të kreditorëve në Athinë me qëllim që të vijë deri në ripërtëritje të negociatave për zhbllokimin e transheve të shpëtimit nga kreditë për Greqinë, që në muajin paraprak u zhvilluan në “qorr sokak”.

Pritet që ata të parashtrojnë kushte që detajet për marrëveshjen e ardhshme me Athinën për këto transhe të diskutohen në kuadër të konsultimeve të ardhshme me Qeverinë greke.

Kryetari i Parlamentit Evropian Dimitris Papadimulis në një intervistë për gazetën e Berlinit “Tegescajtung” shprehu optimizëm se takimi i Eurogrupit gjatë të hënës do të ketë efekt pozitiv për Greqinë.

Ngadalësimin e tanishëm të kontrollit të dytë për realizimin e programit grek, ai e sqaroi me kërkesën e FMN-së për masa të reja për kursim dhe me mospajtimin e Fondit me kreditorët evropianë në lidhje me lehtësimit e mëdha të kërkuara të borxhit grek dhe suficitin më të ulët buxhetor nga Athina.

Duke iu referuar Uikiliksit, gazeta “Imersija” shkruan se, shërbimet sekrete amerikane kanë shfaqur interes për borxhin grek.

Sipas Uikiliks, CIA ka mobilizuar agjentë dhe mjete elektronike për ndjekje, me qëllim të grumbullojë informacione për rolin e Francës dhe të Gjermanisë në menaxhimin me krizën greke dhe për shkallën e ekspozimit të shtetit dhe të bankave franceze në këtë borxh.

CIA e ka vëzhguar gjendjen e borxhit grek në periudhën prej pothuajse dhjetë muajve, nga nëntori i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2012, thekson Uikiliks