e Mërkurë, 28 Qershor 2017 | Lajme: 1

Evzoni pjesërisht i bllokuar

Vendkalimi kufitar “Bogorodicë-Evzoni” në kufirin Maqedoni-Greqi pas 18 ditëve bllokadë të plotë nga ana e bujqve grekë, mëngjesin e sotëm është pjesërisht i bllokuar, deklaruan për MIA-n nga shërbimi kujdestar i policisë në vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Në anën greke traktorët akoma qëndrojnë në vendin ku janë vendosur, por atje nuk ka njerëz dhe njëra korsi nga autostrada ndërkombëtare është e lirë për qarkullim të transportit intervent nga ana e automobilëve dhe kamionëve.

Jozyrtarisht akoma vijojnë bisedimet e palës greke me bujqit, të cilët duhet të vendosin nëse gjatë ditës do ta largojnë tërësisht bllokadën në autostradën Shkup-Selanik dhe do të ndërmarrim masa tjera për shprehjen e revoltës së tyre pasi që nuk patën sukses bisedimet me Qeverinë greke.

Për shkak të grevës së bujqve grekë vendkalimi kufitar Evzoni është tërësisht i bllokuar nga data 30 e muajit e kaluar.