e Martë, 28 Mars 2017 | Lajme: 36

Aktorja nga Hollywood: Pas 9 orësh xhirimi të skenave seksi më dolën lotët (VIDEO)

Aktorja Sienna Miller, ka zbuluar se ajo ishte në siklet gjatë xhirimit të një skenë seksi me kolegun Ben Affleck, dhe atë për nëntë orë.

Siena foli për rolin në filmin “Live by Night”, dhe në veçanti u përqëndrua në ditën kur ata kishin filmuar një skenë seksi.

“Ben dhe unë jemi si vëlla e motër, kështu që nuk e kam tmerrësisht të pakëndshme, por qeshëm shumë. Ai është një profesionist i madh, unë nuk jam. Kur e kam lexuar skenarin, e kuptova se duhet të bëjmë dashuri kudo – në makinë, në bar … mendova, ‘O Zoti im, po ne gjithë ditën duhet të xhirojmë skena dashurie. Si mund t’a bëj këtë?”, kujton Siena në një intervistë për “E!”, raporton Mirror.

Ajo zbuloi se regjistrimi zgjati nëntë orë, dhe se në një moment u shqep së qeshuri sa edhe lotët i rrodhën në fytyrën e saj. Megjithatë, ajo arriti të marrë veten dhe së bashku të bëjnë regjistrimin deri në fund.