e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 0

Toka ka një kontinent të ri?!

Toka ka një kontinent të ri? Të paktën këtë propozim kanë bërë një grup prej 11 gjeologëve, të cilët kanë propozuar që rajoni i Oqeanit Paqësor që gjendet në lindje të Australisë mes Zelandës së Re dhe Kaledonia e Re, të konsiderohet kontinent, transmeton TCH.

Madje ata kanë shkuar edhe më tej duke e emëruar atë si Zealandia. Gjeografikisht janë të njohura 7 kontinente: Afrika, Antarktida, Australia, Europa, Azia, Amerika Veriore dhe Amerika Jugore.

Nëse kjo zonë do të njihej si kontinenti më i ri i Tokës atëherë, Zelandia do të ishte kontinenti më i vogël me 4.9 milionë metra katrorë, ndërsa sipas shkencëtarëve, 94 përqind e kontinentit është nën ujë.

Në publikimin e gjeologëve me titull: “Zealandia: Kontinenti i fshehur i Tokës”, ata thonë se ky rajon ka të katër atributet e nevojshme për t’u konsideruar kontinent.

“Vlerat shkencore për ta klasifikuar Zealandian si një kontinent janë shumë herë më tepër se vetëm një emër më shumë në listë”, thonë gjeologët.