e Enjte, 23 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Sonte mbahet ‘Dita e Poezisë Shqipe’ në Gostivar

Me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe në përkujtim të 49 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit dhe atdhetarit Sefer Selimi, Këshilli Rinor i Komunës së Gostivarit organizon edicionin e katërt të manifestimit kulturor “Dita e Poezisë Shqipe”.

Ky manifestim do të mbahet me fillim prej orës 20:00 në kinemanë “City Center”, kati i tretë, në Gostivar.

“’Dita e Poezisë Shqipe” është edhe nata finale në të cilën do të shpallen fituesit e konkursit letrat në poezi që ishte i hapur nga data 15 janar deri më 7 shkurt 2017 dhe në të cilën konkurruan mbi 50 të rinj të moshës nga 15 deri 25 vjeç nga e gjithë Maqedonia.