e Hënë, 20 Shkurt 2017 | Lajme: 0

Zelandë e Re: Qindra zjarrfikës marrin pjesë në shuarjen e zjarrit që e ka përfshirë qytetin Krajstçërç

Qindra zjarrfikës dhe dhjetëra aeroplanë marrin pjesë në shuarjen e zjarrit të madh që e ka përfshirë qytetin e tretë për nga madhësia të Zelandës së Re, Krajstçërç, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Zjarri është përhapur brenda natës dhe ka përfshirë mbi 1.800 hektarë.

Mbi 1.000 persona janë evakuuar, ndërsa 11 shtëpi janë djegur.

Kryeministri i Zelandës së Re Bin Inglish i ka anuluar të gjitha angazhimet dhe ka arritur në Krajstçërç.

Inglish theksoi mund të kalojë gjithë java derisa të shuhet zjarri, por tani nuk përhapet.

Ai theksoi se shkaku për zjarrin akoma nuk është i qartë dhe se autoritetet e hetojnë rastin.