e Hënë, 24 Prill 2017 | Lajme: 0

“Metalika” paralajmëroi turne koncertesh

Tresh metal grupi amerikan “Metalika” publikoi se më 10 maj i fillon koncertet tremujore në SHBA dhe Kanada, që do të jetë turneu i parë i bendit pas vitit 2009.

Turneu, në korniza të së cilit “Metalika” do të ketë 25 koncerte, do të fillojë me koncert në qytetin amerikan Baltimor më 10 maj, ndërsa do të përfundojë në qytetin kanadez Edmonton më 16 gusht.

Në turne do të promovohet albumi i dhjetë i “Metalikas” i titulluar “Hardvired… to Self-Destruct”, i cili që nga dalja në nëntor deri më tani është shitur në dy milionë ekzemplarë. Ky është albumi i parë i bendit nga viti 2008, që është pushimi më i gjatë midis dy albumeve në studio në historinë e bendit.

Për çdo biletë të blerë në turne, adhuruesit do të marrin nga një ekzemplar të albumit.

Bateristi i “Metalikas”, Lars Ulrih që vitin e kaluar në gusht për magazinën “Rolingston” e paralajmëroi mundësinë për turne, duke thënë se është koha “që të tundet Amerika”.

“Do të jetë argëtuese në këto kohëra të çmendura dhe konfuze ndarjesh të shihet se si tubohen të gjithë, si i lënë anash diversitetet dhe kënaqen me muzikën. Ne jemi shumë të emocionuar për shkak të kthimit”, tha Ulrih.

“Metalika” të dielën në mbrëmje mori pjesë në ndarjen e çmimeve Gremi, ku Lejdi Gaga e këndoi këngën “Moth into flame” prej albumit të tyre të ri.