e Premte, 28 Korrik 2017 | Lajme: 1

Merkel: Asnjë shtet nuk mundet vetë t’i zgjidh problemet në botë

Asnjë vend nuk mundet vetë t’i zgjidhë problemet dhe qeveritë mund të bëjnë shumë më tepër për shtetet e tyre nëse punojnë së bashku dhe në bashkëpunim të ngushtë, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel.

Gjermania kryeson me 20 ekonomi udhëheqëse (G-20), ministrat e të cilëve kanë takim dyditor në Berlin.

Merkel e ka potencuar rëndësinë nga bashkëpunimi shumëpalësh pasi që presidenti i SHBA-së, Donald Tramp i ka vendosur nën pikëpyetje aleancat ndërkombëtare dhe deklaroi se politika e tij do të udhëhiqet nga parimi “Amerika në vend të parë”.

Sipas Merkeli është shenjë e mirë që administrata amerikane dërgon delegacion në konferencën e ardhshme të sigurisë, që duhet të mbahet në Munih.

Në konferencën treditore që fillon të premten, zëvendëskryetari amerikan Majk Pensi dhe sekretari i Mbrojtjes, Xhejms Matis do të kenë takime me aleatët evropianë.