e Dielë, 28 Maj 2017 | Lajme: 0

Grabitja në Rinas, valuta ishte groposur dhe e fshehur në tenxhere me presion (Video)

Dy tenexhere me presion ishin mbushur me kartëmonedha  Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe  Euro, dhe pasi ishin mbështjellë me qese plasmasi ishin groposur.

Paratë brenda në tenxhere ishin mbështjellë me letër alumini mesa duket për të ruajtur që ato të mos dëmtohen.

Policia dyshon se këto janë pjesë e valutës së vjedhur  nga 8 thasët me valutë që iu grabitën makinave të blindurara më 9 shkurt 2017 rrugës drejt aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.

Ndërsa në Vorë u gjet një kasafortë me një sasi valute. “Në Vlorë u gjetën  në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro.

Operacion i koduar “Patriot” lidhur me zbardhjen e grabitjes së 3.2 milionë dollarëve  në Rinas më 9 shkurt 2017 ka vijuar gjatë natës me kontrolle në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje etj.

Deri tani janë arrestuar 4 persona ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen edhe për grabitjen e ndodhur në dhjetor 2015 po në rrugën drejt Aeroportit “Nënë Tereza”

Organizatori kryesor rrëfen si planifikoi grabitjen: Mora pushim nga puna…

Të arrestuarit janë

Në pranga përfunduan Fation Xhyliu, 33 vjeç, lindur në Lushnjë e banues në Tiranë, ish-punonjës në SHPSF “Rogat”; Ditjon Memlika, 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish-efektiv në Forcat Ushtarake; Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish-ushtar profesionist në Forcat Ushtarake të Zall-Herrit dhe Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A. dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.