e Dielë, 28 Maj 2017 | Lajme: 0

Kurorëzohen Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman: Momenti kur i thonë PO njëri-tjetrit (Video)

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman, dje e kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre.

Çifti është martuar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht në ditën kur dikur më e bukura e Shqipërisë festonte ditëlindjen e saj.

Në ceremoninë martesore të zhvilluar në një tarracë në Beverly Hills ishin të pranishëm 40 të ftuar, kryesisht familjarë dhe miq të ngushtë.

Aktori i njohur kishte bërë një postim në rrjete sociale në këtë moment shumë të rëndësishëm në jetën e tij.

“Ta duash një njeri me zemër është që buzëqeshja e saj të të duket agim i ditës. Të gjesh një person që t’i kujton të gjitha bukuritë e krijuesit, është bekim më vete. Zoti bëftë që të gjithë ju të jeni bashkë me njerëz me të cilët të plakeni dorë për dore, me njerëz që t’i lëshoni gjethet e kohës plot dashuri. Le të jetë ky postimi me të cilin i jap lamtumirën beqarisë”, kishte shkruar Sayisman.

Në ndërkohë, Almeda Abazi e ka falënderuar Zotin për ditën më të lumtur në jetën e saj.

Më poshtë do të shikoni momentin  kur çifti  nënshkruajnë  dashurinë e tyre në praninë e 40 personave, familjarëve dhe miqve me të afërt.


Tolgahan Sayışman ve Almeda Abazi Evlendi by haberler