e Hënë, 29 Maj 2017 | Lajme: 30

Lëndohet një zjarrfikës gjatë shuarjes së zjarrit në Shkup

Një zjarrfikës tridhjetë e pesë vjeçar mbrëmë është lënduar rëndë  gjatë intervenimit në një banesë  të djegur në rr. “Luka Gerov” në Shkup.

Ashtu siç kumtoi MPB, mbrëmë në orën 00:25 minuta në NJIK-Shkup është paraqitur se më 12.02.2017 rreth orës 22:20 në rr “Luka Gerov” në banesën pronësi e T.O.(62) ndërsa e dhënë me qira personit B.K.(44), ka shpërthyer zjarr. Në momentin e shpërthimit të zjarrit në banesë nuk ka qenë askush.

Brigada e zjarrfikësve e ka shuar zjarrin rreth orës 23:20. Në vendin e ngjarjes  kanë dalë edhe tre automjete të Ndihmës së shpejtë mjekësore të cilat u kanë dhënë ndihmë banorëve të cilët janë ankuar se kanë thithur sasi të madhe të tymit.

Zjarrfikësi Z.P.(35) ka rënë nga shkallët derisa ka qenë duke intervenuar. Ai me lëndime të rënda trupore është dërguar në Qendrën klinike “Nëna Terezë”. Ekspertizë do të bëhet gjatë ditës, kumtoi policia.