e Premte, 28 Korrik 2017 | Lajme: 1

Një shkupjan ka kryer dhunë mbi bashkëshorten dhe dy vajzat

Personi M.M. (42) nga fshati Zelenikovë nga Shkupi mbrëmë ka kryer dhunë mbi bashkëshorten e tij T.B.M. (39) nga Shklupi dhe dy vajzat.

Siç kumtoi MPB-ja, incidentin e ka denoncuar T.B.M. rreth orës 22:00 në Stacionin policor në Kisella Vodë.

“Kur M.M. arriti në oborrin e shtëpisë së tij me vajzën 13-vjeçare, menjëherë ka filluar t’i kërcënohet. I ka shtyrë fëmijët dhe fizikisht e ka sulmuar T.B.M., duke e qëlluar në kokë dhe fytyrë dhe duke ia shkulur flokët. Ai me shqelma e ka qëlluar edhe vajzën e madhe (18). Pasi reagoi xhaxhai V.B. (56) dhe i ka thënë të largohet, dhunuesi ka ikur”, thuhet në kumtesë.

Po ndërmerren masa pë ndriçimin e tërësishëm të rastit.