e Martë, 26 Shtator 2017 | Lajme: 0

Ekspozitë e librave të 30 shkrimtarëve të cilët gjysmë shekulli janë anëtarë në SHSHM

Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë, e cila për disa ditë do ta shënojë  70 vjetorin e ekzistimit, ka 540 anëtarë, ndërsa prej tyre tridhjetë janë anëtarë  më shumë se gjysmë shekulli.

Ato janë shkrimtarët: Luan Starova, Mateja Matevski, Cane Andreevska, Metodija Fotev, Milan Gjurçinov, Ilhami Emin, Bllagoja Ivanov, Vllada Urosheviq, Jovan Pavlovski, Georgi Stalev, Olivera Nikollova, Radovan Pavlovski, Dushko Rodev, Georgi Stardelov, Bozhin Pavlovski, Mihail Renxhov, Jovan Strezovski, Vidoe Vidiçeski, Fahri Kaja, Mile Nedelkovski, Gordana Mihailova Boshnakoska, Vlladimir Kostov, Risto Jaçev, Ivan Ivanovski, Nusret Disho, Trajan Petrovski, Stojan Tarapuza, Ivan Çapovski, Aleksandar Popovski dhe Milan Terzorski.

SHSHM kumtoi se me rastin e ditëlindjes së saj në manifestim do të ekspozojë zgjedhje të dhjetëra librave të këtyre shkrimtarëve sepse arritjet e tyre estetike, ashtu siç potencon, paraqesin konstantë të zhvillimit të pasur dhe të bujshëm të literaturës bashkëkohore të Maqedonisë.

Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë është formuar më 13 shkurt të vitit 1947. Shtatë dekada ekzistim do t’i shënojë  me tubim solemn më 16 shkurt nga ora 12.