e Dielë, 28 Maj 2017 | Lajme: 0

Kantautori shqiptar fiton çmimin “Cover 2017” në Sanremo (Video)

Kantautori shqiptar, Ermal Meta, fitoi çmimin “Cover 2017″ në Festivalin e Muzikës Italiane “Sanremo 2017″.

Mbrëmë në natën e 3 të këtij Festivali, këngëtarët që garojnë në kategorinë “Kampioni” kanë performuar me këngët më të suksesshme ndër vite të muzikës italiane. Kantautori shqiptar, Ermal Meta, zgjodhi këngën e të madhit Domenico Modugno “Amara terra mia” kënduar më vitin 1971.

Me një tekst mjaft prekës e melodi melankolike, kjo këngë trajton temën e emigracionit dhe rrëfen momentin e largimit nga toka e origjinës “tashmë e pa shpresë” nën vargjet “lamtumirë, lamtumirë e dashur, unë po iki, toka ime e hidhur, e hidhur dhe e bukur.”

“E zgjodha këtë këngë, pasi jo vetëm është e mrekullueshme”, u shpreh në konferencën e shtypit Ermal Meta, por dhe sepse sipas meje prezanton në mënyrë perfekte gjendjen aktuale së Italisë sot.”, shkruan “Koha jonë”

Në mbrëmjen “Cover” të Sanremos u renditën në vend të dytë këngëtarja Paola Turci, e në vend të tretë këngëtari Marco Masini. U eleminuan nga gara këngëtarët Nesli e Alice Paba dhe Raige e Giulia Nuzi. Sot do të zhvillohet nata e gjysëmfinales. 20 këngëtarë të mbetur në garë do të gjykohen nga televotimit i publikut, nga votimi i jurisë së ekspertëve e nga juria e opinionit (juri kjo e përbërë nga seleksionimi i 300 personave të apasionuar pas muzikës). E prej tyre vetëm 16 këngëtarë do të vazhdojnë garën për në natën finale të “Sanremos 2017″