e Enjte, 23 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Aventura e rrezikshme e gjashtëvjeçarit, tentoi të “vidhte” veturën e nënës së tij (Video)

Disa pamje të publikuara në internet tregojnë një djalë të ri kinez, duke u përpjekur për të vozitur veturën e nënës së tij.

Ka qenë një kamerë vëzhgimi ajo që ka kapur ngjarjen interesante kur një fëmijë ulet në veturën e nënës së tij, tek ulësja e vozitësit, dhe arrin me sukses të vë në lëvizje atë, në një garazh parkimi në jug të provincës Guangdong të Kinës.

Ndonëse gjashtëvjeçari e lëviz nga vendi, ai për fat të mirë nuk provon të bëjë diçka më shumë.

Kjo do të ishte sigurisht shumë më e rrezikshme, pasi që edhe siç mund të shihet, ai do të mund që, që në fillim të përplasej me veturat tjera aty.

Për fat të mirë, djaloshi nuk e zgjati aventurën e tij dhe del nga vetura për tu kthyer tek nëna e tij.

Sipas medieve të huaja, nëna e tij, në momentin kur ishte afruar tek vetura kishte vërejtur se me të nuk ishte diçka në rregull, gjegjësisht se ajo kishte lëvizur nga vendi ku e kishte lënë.

Ajo nuk kishte mundur tu besonte syve të saj, kur stafi i garazhit i kishin treguar pamjet.

“Kur ai ulet në ndenjësen e pasme, gjithmonë tenton të shikojë se si unë po e ngas veturën. Por unë asnjëherë nuk i kam treguar se si mund të niset një veturë”, ka rrëfyer nëna e vogëlushit.